Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky e ka dëgjuar Kajsin se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “Betohem në Allahun, o i Dërguari i Allahut, se unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.” Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të zemëruar se atë ditë teksa ligjëronte duke thënë: “Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të dobët , të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja.”
حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ قَالَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: سَمِعْتُ قَيْسًا قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو مَسْعُودٍ: أَنَّ رَجُلاً قَالَ: وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي لأَتَأَخَّرُ عَنْ صَلاَةِ الْغَدَاةِ مِنْ أَجْلِ فُلاَنٍ مِمَّا يُطِيلُ بِنَا. فَمَا رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي مَوْعِظَةٍ أَشَدَّ غَضَبًا مِنْهُ يَوْمَئِذٍ ثُمَّ قَالَ: "إِنَّ مِنْكُمْ مُنَفِّرِينَ، فَأَيُّكُمْ مَا صَلَّى بِالنَّاسِ فَلْيُخَفِفْ، فَإِنَّ فِيهِمُ الضَّعِيفَ وَالْكَبِيرَ وَذَا الْحَاجَةِ".