Sahihu i Buhariut — Hadithi 702

61. Nënkapitulli: Shkurtimi i leximit në kijam dhe kompletimi i rukusë dhe sexhdes

702. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky e ka dëgjuar Kajsin se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “Betohem në Allahun, o i Dërguari i Allahut, se unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.”

Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të zemëruar se atë ditë teksa ligjëronte duke thënë: “Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të dobët, të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 702

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?