Sahihu i Buhariut — Hadithi 704

Ezani · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua. Asnjëherë nuk e kam parë të zemëruar aq shumë. Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia) . Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse mbrapa tij mund të jenë duke u falur të dobëtit, pleqtë dhe të atillë që kanë nevoja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أَبِي خَالِدٍ، عَنْ قَيْسِ بْنِ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ قَالَ: قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي لأَتَأَخَّرُ عَنِ الصَّلاَةِ فِي الْفَجْرِ مِمَّا يُطِيلُ بِنَا فُلاَنٌ فِيهَا‏.‏ فَغَضِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَا رَأَيْتُهُ غَضِبَ فِي مَوْضِعٍ كَانَ أَشَدَّ غَضَبًا مِنْهُ يَوْمَئِذٍ ثُمَّ قَالَ:‏ ‏"‏يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّ مِنْكُمْ مُنَفِّرِينَ، فَمَنْ أَمَّ النَّاسَ فَلْيَتَجَوَّزْ، فَإِنَّ خَلْفَهُ الضَّعِيفَ وَالْكَبِيرَ وَذَا الْحَاجَةِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/704