Sahihu i Buhariut — Hadithi 704
63. Nënkapitulli: Kur dikush ankohet për imamin në rast se e zgjat namazin shumë
Ebu Usejdi ka thënë: "Na e zgjate (namazin), o djalosh!"
704. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.”
Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua. Asnjëherë nuk e kam parë të zemëruar aq shumë. Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse mbrapa tij mund të jenë duke u falur të dobëtit, pleqtë dhe të atillë që kanë nevoja.”