Sahihu i Buhariut — Hadithi 7048

Sprovat · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Seriu, e këtij i ka treguar Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi, duke pritur kush po vjen tek unë, por disa persona do të pengohen, ndërsa unë do të them: “Ata janë të umetit tim!” Atëherë më thuhet: “Ti nuk e di. Ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë) .” Ibn Ebu Mulejke thoshte: “O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga kthimi në besimin e mëparshëm ose sprovimi në fenë tonë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ السَّرِيِّ: حَدَّثَنَا نَافِعُ بْنُ عُمَرَ عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ قَالَ: قَالَتْ أَسْمَاءُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "أَنَا عَلَى حَوْضِي أَنْتَظِرُ مَنْ يَرِدُ عَلَىَّ، فَيُؤْخَذُ بِنَاسٍ مِنْ دُونِي فَأَقُولُ: أُمَّتِي، فَيَقُولُ: لاَ تَدْرِي، مَشَوْا عَلَى الْقَهْقَرَى". قَالَ ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ: اللَّهُمَّ إِنَّا نَعُوذُ بِكَ أَنْ نَرْجِعَ عَلَى أَعْقَابِنَا أَوْ نُفْتَنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7048