Sahihu i Buhariut — Hadithi 7056

Sprovat · Transmetuesi: Ubade ibn Samiti

Shqip

Në vazhdim të hadithit paraprak, Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër gjërat për të cilat ia dhamë besën ishin se, do të dëgjojmë dhe do të bindemi, na pëlqeu apo s'na pëlqeu, në vështirësi apo në lehtësi, madje , edhe nëse prijësi i jep dikujt tjetër përparësi ndaj së drejtës sonë; si dhe të mos ua cenojmë postin atyre që e kanë: “... përveç nëse shihni mosbesim të qartë, për të cilin keni argument të qartë prej Allahut.”

Arabisht

فَقَالَ: فِيمَا أَخَذَ عَلَيْنَا أَنْ بَايَعَنَا عَلَى السَّمْعِ وَالطَّاعَةِ فِي مَنْشَطِنَا وَمَكْرَهِنَا، وَعُسْرِنَا وَيُسْرِنَا، وَأَثَرَةٍ عَلَيْنَا، وَأَنْ لاَ نُنَازِعَ الأَمْرَ أَهْلَهُ: "إِلاَّ أَنْ تَرَوْا كُفْرًا بَوَاحًا، عِنْدَكُمْ مِنَ اللَّهِ فِيهِ بُرْهَانٌ‏".‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7056