Sahihu i Buhariut — Hadithi 7056

2. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Pas meje do të shihni gjëra të cilat nuk do t’ju pëlqejnë.”

Abdullah ibn Zejdi tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Duroni derisa të më takoni te Hauzi.”

7056. Nga: Ubade ibn Samiti

Në vazhdim të hadithit paraprak, Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndër gjërat për të cilat ia dhamë besën ishin se, do të dëgjojmë dhe do të bindemi, na pëlqeu apo s'na pëlqeu, në vështirësi apo në lehtësi, madje, edhe nëse prijësi i jep dikujt tjetër përparësi ndaj së drejtës sonë; si dhe të mos ua cenojmë postin atyre që e kanë: “... përveç nëse shihni mosbesim të qartë, për të cilin keni argument të qartë prej Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7056

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?