Musa ibn Ismaili transmeton se Amër ibn Jahjai tregon: “Gjyshi im (Seid ibn Amër ibn Seidi) më ka rrëfyer: “Po rrija me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Xhaminë e Pejgamberit ﷺ në Medinë, e, me ne ishte edhe Mervani, ndërkohë Ebu Hurejra tha: “E kam dëgjuar të sinqertin që i është thënë e vërteta (Pejgamberin ﷺ) të thotë: “Shkatërrimi i umetit tim do të jetë në duart e disa djelmoshave kurejshë.” Mervani tha: “Allahu i mallkoftë ata djelmosha!” Ebu Hurejra vazhdoi: “Po të doja, do t'i përmendja edhe me emra: benu filanët dhe benu filanët.” Amër ibn Jahjai thoshte: “Unë dilja me gjyshin tim ndër benu mervanët, që ishin udhëheqës në Sham, për të cilët, kur ai i shihte djelmosha të rinj, na thoshte: “Ndoshta këta janë prej tyre?” - Ti e di më mirë, - i thoshim ne.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ يَحْيَى بْنِ سَعِيدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي جَدِّي قَالَ: كُنْتُ جَالِسًا مَعَ أَبِي هُرَيْرَةَ فِي مَسْجِدِ النَّبِيِّ ﷺ بِالْمَدِينَةِ وَمَعَنَا مَرْوَانُ، قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: سَمِعْتُ الصَّادِقَ الْمَصْدُوقَ يَقُولُ: "هَلَكَةُ أُمَّتِي عَلَى يَدَىْ غِلْمَةٍ مِنْ قُرَيْشٍ". فَقَالَ مَرْوَانُ: لَعْنَةُ اللَّهِ عَلَيْهِمْ غِلْمَةً. فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: لَوْ شِئْتُ أَنْ أَقُولَ: بَنِي فُلاَنٍ وَبَنِي فُلاَنٍ لَفَعَلْتُ. فَكُنْتُ أَخْرُجُ مَعَ جَدِّي إِلَى بَنِي مَرْوَانَ حِينَ مَلَكُوا بِالشَّامِ، فَإِذَا رَآهُمْ غِلْمَانًا أَحْدَاثًا قَالَ لَنَا: عَسَى هَؤُلاَءِ أَنْ يَكُونُوا مِنْهُمْ. قُلْنَا: أَنْتَ أَعْلَمُ.