Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Velid ibn Muslimi, e këtij i ka treguar Ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Busr ibn Ubejdullah Hadremiu, e ky e ka dëgjuar Ebu Idris Havlaniun se Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzit e pyesnin të Dërguarin e Allahut ﷺ për mirësinë, kurse unë e pyesja për sherrin, nga frika se mos më zë. Njëherë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut, më herët kemi qenë në injorancë dhe sherr, por Allahu na solli këtë mirësi. Vallë, pas kësaj mirësie do të ketë sherr sërish?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Thashë: “Po pas atij sherri, do të ketë sërish mirësi?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, p or do të ketë turbullira.” Unë i thashë: “Çfarë turbullirash?” Ai tha: “Disa njerëz që nuk do të punojnë me mësimet e mia. Ca gjëra do t'ua pranoje dhe ca jo.” Unë e pyeta: “Po pas kësaj mirësie, do të ketë sherr sërish?” Ai u përgjigj: “Po, disa thirrës drejt dyerve të Xhehenemit. Ai që u përgjigjet, do të përfundojë në Zjarr.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata!” Ai tha: “Ata do të jenë nga njerëzit tanë, që flasin me gjuhën tonë.” I thashë: “Me se më porosit, nëse e përjetoj atë kohë?” Ai tha: “Ndiqi muslimanët e unifikuar (në të vërtetën) dhe prijësin e tyre.” I thashë: “Po nëse nuk ka as (xhemat) të unifikuar, as prijës?” Ai tha: “Largohu prej të gjitha grupacioneve, edhe nëse detyrohesh ta kapësh me dhëmbë rrënjën e pemës dhe të qëndrosh në atë gjendje derisa të vdesësh.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ جَابِرٍ: حَدَّثَنِي بُسْرُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ الْحَضْرَمِيُّ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا إِدْرِيسَ الْخَوْلاَنِيَّ: أَنَّهُ سَمِعَ حُذَيْفَةَ بْنَ الْيَمَانِ يَقُولُ: كَانَ النَّاسُ يَسْأَلُونَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْخَيْرِ، وَكُنْتُ أَسْأَلُهُ عَنِ الشَّرِّ، مَخَافَةَ أَنْ يُدْرِكَنِي فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا كُنَّا فِي جَاهِلِيَّةٍ وَشَرٍّ فَجَاءَنَا اللَّهُ بِهَذَا الْخَيْرِ، فَهَلْ بَعْدَ هَذَا الْخَيْرِ مِنْ شَرٍّ؟ قَالَ: "نَعَمْ". قُلْتُ: وَهَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الشَّرِّ مِنْ خَيْرٍ؟ قَالَ: "نَعَمْ، وَفِيهِ دَخَنٌ". قُلْتُ: وَمَا دَخَنُهُ؟ قَالَ: "قَوْمٌ يَهْدُونَ بِغَيْرِ هَدْىٍ، تَعْرِفُ مِنْهُمْ وَتُنْكِرُ". قُلْتُ: فَهَلْ بَعْدَ ذَلِكَ الْخَيْرِ مِنْ شَرٍّ؟ قَالَ: "نَعَمْ، دُعَاةٌ عَلَى أَبْوَابِ جَهَنَّمَ، مَنْ أَجَابَهُمْ إِلَيْهَا قَذَفُوهُ فِيهَا". قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صِفْهُمْ لَنَا. قَالَ: "هُمْ مِنْ جِلْدَتِنَا، وَيَتَكَلَّمُونَ بِأَلْسِنَتِنَا". قُلْتُ: فَمَا تَأْمُرُنِي إِنْ أَدْرَكَنِي ذَلِكَ؟ قَالَ: "تَلْزَمُ جَمَاعَةَ الْمُسْلِمِينَ وَإِمَامَهُمْ". قُلْتُ: فَإِنْ لَمْ يَكُنْ لَهُمْ جَمَاعَةٌ وَلاَ إِمَامٌ؟ قَالَ: "فَاعْتَزِلْ تِلْكَ الْفِرَقَ كُلَّهَا، وَلَوْ أَنْ تَعَضَّ بِأَصْلِ شَجَرَةٍ، حَتَّى يُدْرِكَكَ الْمَوْتُ، وَأَنْتَ عَلَى ذَلِكَ".