Sahihu i Buhariut — Hadithi 7087

Sprovat · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkoi te Haxhaxhi, i cili i tha: “O Ibn Ekva, je kthyer prapa, je bërë beduin?” - Jo, por i Dërguari i Allahut mua ma ka lejuar të jetoj në shkretëtirë, - i tha Ibn Ekvai. Jezid ibn Ebu Ubejdi shton: “Pasi Othman ibn Afani u vra, Seleme ibn Ekvai shkoi në Rabedhe, ku u martua me një grua që i lindi disa fëmijë dhe qëndroi aty deri pak ditë para vdekjes, kur dhe u kthye në Medinë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ: أَنَّهُ دَخَلَ عَلَى الْحَجَّاجِ فَقَالَ: يَا ابْنَ الأَكْوَعِ ارْتَدَدْتَ عَلَى عَقِبَيْكَ تَعَرَّبْتَ؟ قَالَ: لاَ وَلَكِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَذِنَ لِي فِي الْبَدْوِ. وَعَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ قَالَ: لَمَّا قُتِلَ عُثْمَانُ بْنُ عَفَّانَ خَرَجَ سَلَمَةُ بْنُ الأَكْوَعِ إِلَى الرَّبَذَةِ، وَتَزَوَّجَ هُنَاكَ امْرَأَةً وَوَلَدَتْ لَهُ أَوْلاَدًا، فَلَمْ يَزَلْ بِهَا حَتَّى قَبْلَ أَنْ يَمُوتَ بِلَيَالٍ، فَنَزَلَ الْمَدِينَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7087