Sahihu i Buhariut — Hadithi 7087

14. Nënkapitulli: Largimi në fshatrat e largëta për shkak të sprovave

7087. Nga: Seleme ibn Ekvai

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi se Jezid ibn Ebu Ubejdi tregon se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkoi te Haxhaxhi, i cili i tha: “O Ibn Ekva, je kthyer prapa, je bërë beduin?”
- Jo, por i Dërguari i Allahut mua ma ka lejuar të jetoj në shkretëtirë, - i tha Ibn Ekvai.
Jezid ibn Ebu Ubejdi shton: “Pasi Othman ibn Afani u vra, Seleme ibn Ekvai shkoi në Rabedhe, ku u martua me një grua që i lindi disa fëmijë dhe qëndroi aty deri pak ditë para vdekjes, kur dhe u kthye në Medinë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7087

Fjalë të panjohura?