Bishr ibn Halidi më ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani se Ebu Vaili tregon: “Dikush i tha Usames (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Sikur të bisedoje me këtë (Othmanin).” Ai tha: “Kam biseduar me të (në vetmi për këto çështje) pa hapur ndonjë derë (të fitnes), ashtu që të mos jem i pari që e hap atë. Nuk jam asi burri që të mund t'i them dikujt që është bërë prijës i dy personave se ti je më i mirë. Kjo, se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “ (Në ditën e Kiametit) do të sillet një njeri dhe do të hidhet në Zjarr, ku do të sillet rrotull, siç sillet gomari rreth rrotës së mullirit. Banorët e Zjarrit do të tubohen rreth tij dhe do ta pyesin: “O filan, a nuk urdhëroje për të mirë e ndaloje nga e keqja ?” Ai do të përgjigjet: “Ju urdhëroja për të mirë, por vetë nuk e punoja, si dhe ju ndaloja nga e keqja, por vetë e punoja.”
حَدَّثَنِي بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ قَالَ: قِيلَ لأُسَامَةَ: أَلاَ تُكَلِّمُ هَذَا؟ قَالَ: قَدْ كَلَّمْتُهُ مَا دُونَ أَنْ أَفْتَحَ بَابًا، أَكُونُ أَوَّلَ مَنْ يَفْتَحُهُ، وَمَا أَنَا بِالَّذِي أَقُولُ لِرَجُلٍ - بَعْدَ أَنْ يَكُونَ أَمِيرًا عَلَى رَجُلَيْنِ -: أَنْتَ خَيْرٌ. بَعْدَ مَا سَمِعْتُ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "يُجَاءُ بِرَجُلٍ فَيُطْرَحُ فِي النَّارِ، فَيَطْحَنُ فِيهَا كَطَحْنِ الْحِمَارِ بِرَحَاهُ، فَيُطِيفُ بِهِ أَهْلُ النَّارِ فَيَقُولُونَ: أَىْ فُلاَنُ أَلَسْتَ كُنْتَ تَأْمُرُ بِالْمَعْرُوفِ، وَتَنْهَى عَنِ الْمُنْكَرِ؟ فَيَقُولُ: إِنِّي كُنْتُ آمُرُ بِالْمَعْرُوفِ وَلاَ أَفْعَلُهُ، وَأَنْهَى عَنِ الْمُنْكَرِ وَأَفْعَلُهُ".