Sahihu i Buhariut — Hadithi 710

Ezani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ka raste kur e filloj namazin duke planifikuar ta zgjas atë, mirëpo, kur dëgjoj të qarët e fëmijës, e përshpejtoj (namazin) , sepse e di si ndihet nëna kur dëgjon të qarët e foshnjës së vet.” Musai ka thënë: “Na ka treguar Ebani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ:‏ ‏"‏إِنِّي لأَدْخُلُ فِي الصَّلاَةِ فَأُرِيدُ إِطَالَتَهَا، فَأَسْمَعُ بُكَاءَ الصَّبِيِّ، فَأَتَجَوَّزُ مِمَّا أَعْلَمُ مِنْ شِدَّةِ وَجْدِ أُمِّهِ مِنْ بُكَائِهِ‏"‏‏‏.‏‏ وَقَالَ مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبَانُ قَالَ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ مِثْلَهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/710