Sahihu i Buhariut — Hadithi 710

65. Nënkapitulli: Përshpejtimi i namazit në rast të të qarit të fëmijës

710. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Seidi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ka raste kur e filloj namazin duke planifikuar ta zgjas atë, mirëpo, kur dëgjoj të qarët e fëmijës, e përshpejtoj (namazin), sepse e di si ndihet nëna kur dëgjon të qarët e foshnjës së vet.”

Musai ka thënë: “Na ka treguar Ebani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi nga Pejgamberi ﷺ, njëjtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 710

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?