Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon: “Kur banorët e Medinës e tërhoqën besën dhënë Jezid ibn Muaviut, Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mblodhi shërbëtorët dhe bijtë e vet e u tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Ditën e Kiametit, çdo tradhtar do të ketë një flamur.” Ne këtij njeriu ia dhamë besën në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Unë nuk di tradhti më të madhe sesa t'i jepet dikujt besa në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij e pastaj të luftohet kundër tij. Unë distancohem nga çdonjëri prej jush që e ka tërhequr besën ose nuk i është besatuar fillimisht.”
حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ قَالَ: لَمَّا خَلَعَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ يَزِيدَ بْنَ مُعَاوِيَةَ جَمَعَ ابْنُ عُمَرَ حَشَمَهُ وَوَلَدَهُ فَقَالَ: إِنِّي سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "يُنْصَبُ لِكُلِّ غَادِرٍ لِوَاءٌ يَوْمَ الْقِيَامَةِ". وَإِنَّا قَدْ بَايَعْنَا هَذَا الرَّجُلَ عَلَى بَيْعِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ، وَإِنِّي لاَ أَعْلَمُ غَدْرًا أَعْظَمَ مِنْ أَنْ يُبَايَعَ رَجُلٌ عَلَى بَيْعِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ، ثُمَّ يُنْصَبُ لَهُ الْقِتَالُ، وَإِنِّي لاَ أَعْلَمُ أَحَدًا مِنْكُمْ خَلَعَهُ، وَلاَ بَايَعَ فِي هَذَا الأَمْرِ، إِلاَّ كَانَتِ الْفَيْصَلَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ.