Sahihu i Buhariut — Hadithi 7111

21. Nënkapitulli: Nëse dikush para një grupi njerëzish thotë diçka, pastaj kur del prej aty e thotë të kundërtën

7111. Nga: Abdullah ibn Omeri

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon: “Kur banorët e Medinës e tërhoqën besën dhënë Jezid ibn Muaviut, Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i mblodhi shërbëtorët dhe bijtë e vet e u tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Ditën e Kiametit, çdo tradhtar do të ketë një flamur.” Ne këtij njeriu ia dhamë besën në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Unë nuk di tradhti më të madhe sesa t'i jepet dikujt besa në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij e pastaj të luftohet kundër tij. Unë distancohem nga çdonjëri prej jush që e ka tërhequr besën ose nuk i është besatuar fillimisht.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7111

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?