Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vini re! Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Prijësi më i lartë është kujdestar për njerëzit nën pushtetin e tij, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Burri është kujdestar për familjen e vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të vet, andaj do të japë përgjegjësi për ta. Robi është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, dijeni se secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "أَلاَ كُلُّكُمْ رَاعٍ، وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. فَالإِمَامُ الأَعْظَمُ الَّذِي عَلَى النَّاسِ رَاعٍ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. وَالرَّجُلُ رَاعٍ عَلَى أَهْلِ بَيْتِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ. وَالْمَرْأَةُ رَاعِيَةٌ عَلَى أَهْلِ بَيْتِ زَوْجِهَا وَوَلَدِهِ وَهِيَ مَسْئُولَةٌ عَنْهُمْ. وَعَبْدُ الرَّجُلِ رَاعٍ عَلَى مَالِ سَيِّدِهِ وَهُوَ مَسْئُولٌ عَنْهُ. أَلاَ فَكُلُّكُمْ رَاعٍ وَكُلُّكُمْ مَسْئُولٌ عَنْ رَعِيَّتِهِ".