Sahihu i Buhariut — Hadithi 714

Ezani · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Malik ibn Enesi, e ky nga Ejub ibn Ebu Temime Sehtijani, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ dha selam në rekatin e dytë, e në atë rast Dhuljedejni i tha: - O i Dërguari i Allahut, a u shkurtua namazi apo harrove? - “A po e thotë të vërtetën Dhuljedejni?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - iu përgjigjën njerëzit. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, i fali edhe dy rekate, dha selam, mori tekbirin dhe ra në sexhde sikurse për sexhdet e namazit, ose edhe më gjatë.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَيُّوبَ بْنِ أَبِي تَمِيمَةَ السَّخْتِيَانِيِّ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ انْصَرَفَ مِنَ اثْنَتَيْنِ، فَقَالَ لَهُ ذُو الْيَدَيْنِ: أَقَصُرَتِ الصَّلاَةُ أَمْ نَسِيتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَصَدَقَ ذُو الْيَدَيْنِ؟" فَقَالَ النَّاسُ: نَعَمْ. فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى اثْنَتَيْنِ أُخْرَيَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ، ثُمَّ كَبَّرَ فَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/714