Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Thabit Bunaniu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pyeti një familjare të tij: “A e njeh filanen?” Ajo tha: “Po.” Enesi i tha: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ pati kaluar pranë saj, ndërkohë ajo qante te një varr, e i pati thënë: - “Ki frikë Allahun dhe duro!” - Largohu prej meje, se ty nuk të ka goditur fatkeqësi si kjo imja! - ia pati kthyer ajo. Pejgamberi ﷺ vazhdoi rrugën dhe u largua prej saj. Pastaj pranë saj kaloi një burrë dhe i tha: “Çfarë të tha i Dërguari i Allahut?” - Nuk e paskam njohur, - ia ktheu ajo. - Ai është i Dërguari i Allahut ﷺ, - tha ai. Sakaq, ajo i vajti te dera, por nuk gjeti aty portier, (andaj hyri brenda) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se nuk të kam njohur!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Durimi është në goditjen e parë.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا ثَابِتٌ الْبُنَانِيُّ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - يَقُولُ لاِمْرَأَةٍ مِنْ أَهْلِهِ: تَعْرِفِينَ فُلاَنَةَ؟ قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَ: فَإِنَّ النَّبِيَّ ﷺ مَرَّ بِهَا وَهِيَ تَبْكِي عِنْدَ قَبْرٍ فَقَالَ: "اتَّقِي اللَّهَ وَاصْبِرِي!" فَقَالَتْ: إِلَيْكَ عَنِّي، فَإِنَّكَ خِلْوٌ مِنْ مُصِيبَتِي. قَالَ: فَجَاوَزَهَا وَمَضَى، فَمَرَّ بِهَا رَجُلٌ فَقَالَ: مَا قَالَ لَكِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: مَا عَرَفْتُهُ. قَالَ: إِنَّهُ لَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ. قَالَ: فَجَاءَتْ إِلَى بَابِهِ فَلَمْ تَجِدْ عَلَيْهِ بَوَّابًا، فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَاللَّهِ مَا عَرَفْتُكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ الصَّبْرَ عِنْدَ أَوَّلِ صَدْمَةٍ".