Sahihu i Buhariut — Hadithi 716

Ezani · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Enesi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Gjatë kohës sa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, tha: - “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.” - Nëse Ebu Bekri të zëvendëson ty, nuk arrin t'ua falë njerëzve namazin nga të qarët. Andaj, thuaji Omerit le t'ua falë, - i thashë. - “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ, andaj iu drejtova Hafsës: - Thuaji edhe ti që Ebu Bekri është i ndjeshëm. Nëse të zëvendëson, nuk arrin t'ua falë njerëzve namazin nga të qarët, andaj thuaji Omerit le t'ua falë. Hafsa ia tha këto fjalë, por i Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: - “Ç'është kjo?! Jeni bërë si gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz!” Hafsa iu drejtua Aishes: - Kurrë s'ta pashë hajrin!”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ ، أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ فِي مَرَضِهِ: "مُرُوا أَبَا بَكْرٍ يُصَلِّي بِالنَّاسِ". قَالَتْ عَائِشَةُ: قُلْتُ إِنَّ أَبَا بَكْرٍ إِذَا قَامَ فِي مَقَامِكَ لَمْ يُسْمِعِ النَّاسَ مِنَ الْبُكَاءِ، فَمُرْ عُمَرَ فَلْيُصَلِّ. فَقَالَ: "مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَلْيُصَلِّ لِلنَّاسِ". قَالَتْ عَائِشَةُ لِحَفْصَةَ: قُولِي لَهُ إِنَّ أَبَا بَكْرٍ إِذَا قَامَ فِي مَقَامِكَ لَمْ يُسْمِعِ النَّاسَ مِنَ الْبُكَاءِ، فَمُرْ عُمَرَ فَلْيُصَلِّ لِلنَّاسِ. فَفَعَلَتْ حَفْصَةُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَهْ، إِنَّكُنَّ لأَنْتُنَّ صَوَاحِبُ يُوسُفَ، مُرُوا أَبَا بَكْرٍ فَلْيُصَلِّ لِلنَّاسِ". قَالَتْ حَفْصَةُ لِعَائِشَةَ مَا كُنْتُ لأُصِيبَ مِنْكِ خَيْرًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/716