Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jahjai, e ky nga Omer ibn Kethiri, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Katades se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se i Dërguari i Allahut ﷺ, ditën e Betejës së Hunejnit, ka thënë: “Atij që ka vrarë ndonjë armik dhe ka dëshmi për këtë, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” U ngrita që të kërkoj dëshmi për atë që unë e kisha vrarë, por nuk pashë ndokënd që mund të dëshmonte për mua. Posa u ula, më ra ndërmend që këtë t'ia përmendja të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast një burrë nga të pranishmit tha: “Armët e të vrarit që ky njeri po e përmend janë tek unë, por kompensoja atij me diçka e këto të më mbeten mua .” Ebu Bekër Sidiku tha: “Assesi! Nuk i jepet një të dobëtit të kurejshëve duke braktisur një prej luanëve të Allahut, i cili lufton për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.” Ebu Katadja vazhdon: “I Dërguari i Allahut ﷺ pastaj urdhëroi që ato të më jepeshin mua, pasuri me të cilën bleva një kopsht. Kjo ishte pasuria e parë që e fitova si musliman.” Banorët e Hixhazit kanë thënë: “Gjykatësi nuk bën të gjykojë me njohuritë personale që ka rreth çështjes, qoftë nëse ato njohuri i ka fituar gjatë periudhës sa ishte në detyrë, qoftë para kësaj. Sipas një pjese të tyre, edhe nëse i akuzuari ia pohon tjetrit të vërtetën gjatë seancës gjyqësore, gjykatësit nuk i lejohet të gjykojë kundër tij para se t'i thërrasë dy dëshmitarë për të qenë të pranishëm gjatë pohimit të tij.” Disa banorë të Irakut kanë thënë: “Gjykatësi gjykon vetëm me gjërat që ka parë dhe dëgjuar gjatë seancës, kurse me informatat e marra jashtë seancës nuk gjykon, përveçse me dëshminë e dy dëshmitarëve.” Të tjerë kanë thënë: “I lejohet të gjykojë edhe me informatat e marra jashtë seancës, sepse ai është i besueshëm. Kjo, se qëllimi i dëshmisë është të vërtetojë një pohim, e në këtë rast njohuritë që gjykatësi posedon janë më të forta se dëshmia e kujtdo tjetër.” Disa kanë thënë: “I lejohet të gjykojë me njohuritë e tij nëse fjala është për pasuri (mallra), por jo në gjëra të tjera.” Kasimi ka thënë: “Nuk bën që gjykatësi të marrë vendim gjyqësor duke u bazuar në njohuritë e tij personale rreth çështjes, pa i marrë në konsideratë edhe të dhënat e tjera, përkundër faktit se njohuritë që ai posedon ia tejkalojnë dëshmisë së të tjerëve, sepse një gjë e tillë krijon hapësirë që muslimanët të mendojnë keq për të, si dhe mund t'i fusë ata në paragjykime, ndërsa Pejgamberi ﷺ i ka urryer paragjykimet, saqë (në rastin kur pati dalë natën me gruan e tij) pati thënë: “Kjo është Safija.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ يَحْيَى، عَنْ عُمَرَ بْنِ كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ: أَنَّ أَبَا قَتَادَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ حُنَيْنٍ: "مَنْ لَهُ بَيِّنَةٌ عَلَى قَتِيلٍ قَتَلَهُ، فَلَهُ سَلَبُهُ". فَقُمْتُ لأَلْتَمِسَ بَيِّنَةً عَلَى قَتِيلٍ، فَلَمْ أَرَ أَحَدًا يَشْهَدُ لِي، فَجَلَسْتُ. ثُمَّ بَدَا لِي فَذَكَرْتُ أَمْرَهُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَالَ رَجُلٌ مِنْ جُلَسَائِهِ: سِلاَحُ هَذَا الْقَتِيلِ الَّذِي يَذْكُرُ عِنْدِي. قَالَ: فَأَرْضِهِ مِنْهُ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: كَلاَّ، لاَ يُعْطِهِ أُصَيْبِغَ مِنْ قُرَيْشٍ وَيَدَعَ أَسَدًا مِنْ أُسْدِ اللَّهِ يُقَاتِلُ عَنِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ. قَالَ: فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَدَّاهُ إِلَىَّ، فَاشْتَرَيْتُ مِنْهُ خِرَافًا، فَكَانَ أَوَّلَ مَالٍ تَأَثَّلْتُهُ. قَالَ [لِي] عَبْدُ اللَّهِ عَنِ اللَّيْثِ: فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَأَدَّاهُ إِلَىَّ. وَقَالَ أَهْلُ الْحِجَازِ: الْحَاكِمُ لاَ يَقْضِي بِعِلْمِهِ، شَهِدَ بِذَلِكَ فِي وِلاَيَتِهِ أَوْ قَبْلَهَا. وَلَوْ أَقَرَّ خَصْمٌ عِنْدَهُ لآخَرَ بِحَقٍّ فِي مَجْلِسِ الْقَضَاءِ، فَإِنَّهُ لاَ يَقْضِي عَلَيْهِ فِي قَوْلِ بَعْضِهِمْ حَتَّى يَدْعُوَ بِشَاهِدَيْنِ فَيُحْضِرَهُمَا إِقْرَارَهُ. وَقَالَ بَعْضُ أَهْلِ الْعِرَاقِ: مَا سَمِعَ أَوْ رَآهُ فِي مَجْلِسِ الْقَضَاءِ قَضَى بِهِ، وَمَا كَانَ فِي غَيْرِهِ لَمْ يَقْضِ إِلاَّ بِشَاهِدَيْنِ يُحْضِرُهُمَا إِقْرَارَهُ. وَقَالَ آخَرُونَ مِنْهُمْ: بَلْ يَقْضِي بِهِ، لأَنَّهُ مُؤْتَمَنٌ، وَإِنَّهُ يُرَادُ مِنَ الشَّهَادَةِ مَعْرِفَةُ الْحَقِّ، فَعِلْمُهُ أَكْثَرُ مِنَ الشَّهَادَةِ. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: يَقْضِي بِعِلْمِهِ فِي الأَمْوَالِ، وَلاَ يَقْضِي فِي غَيْرِهَا. وَقَالَ الْقَاسِمُ: لاَ يَنْبَغِي لِلْحَاكِمِ أَنْ يَقْضِيَ قَضَاءً بِعِلْمِهِ دُونَ عِلْمِ غَيْرِهِ، مَعَ أَنَّ عِلْمَهُ أَكْثَرُ مِنْ شَهَادَةِ غَيْرِهِ، وَلَكِنَّ فِيهِ تَعَرُّضًا لِتُهَمَةِ نَفْسِهِ عِنْدَ الْمُسْلِمِينَ، وَإِيقَاعًا لَهُمْ فِي الظُّنُونِ، وَقَدْ كَرِهَ النَّبِيُّ ﷺ الظَّنَّ فَقَالَ: "إِنَّمَا هَذِهِ صَفِيَّةُ".