Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Akadiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Seid ibn Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ e dërgoi atë bashkë me Muadh ibn Xhebelin (në Jemen), u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni, përgëzoni e mos vrazhdësoni, dhe bashkëpunoni.” Ndërkohë, Ebu Musai pyeti: “Në vendin tonë prodhohet musht mjalti?” - “Çdo gjë që deh është e ndaluar” , - tha Pejgamberi ﷺ. Nadri, Ebu Davudi, Jezid ibn Haruni dhe Vekiu, nga Shuëbe, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi (i Seidit), e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا الْعَقَدِيُّ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ سَعِيدِ بْنِ أَبِي بُرْدَةَ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ أَبِي وَمُعَاذَ بْنَ جَبَلٍ إلَى الْيَمَنِ فَقَالَ: "يَسِّرَا وَلاَ تُعَسِّرَا، وَبَشِّرَا وَلاَ تُنَفِّرَا، وَتَطَاوَعَا". فَقَالَ لَهُ أَبُو مُوسَى: إِنَّهُ يُصْنَعُ بِأَرْضِنَا الْبِتْعُ. فَقَالَ: "كُلُّ مُسْكِرٍ حَرَامٌ". وَقَالَ النَّضْرُ وَأَبُو دَاوُدَ، وَيَزِيدُ بْنُ هَارُونَ، وَوَكِيعٌ عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.