Sahihu i Buhariut — Hadithi 7192

Dispozitat · Transmetuesi: Sehël ibn Ebu Hathme

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Lejla; [t]: Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Lejla ibn Abdullah ibn Abdurrahman ibn Sehli se Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkë me disa pjesëtarë të tjerë nga paria e fisit të tij, tregojnë: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesud ibn Zejdi shkuan në Hajber për shkak të skamjes që i kishte goditur. Ndërkohë, Muhajisa u njoftua se Abdullah ibn Sehli ishte vrarë dhe ishte hedhur në një llagëm, - ose ka thënë: në një përrua, - e në atë rast ai shkoi menjëherë te hebrenjtë dhe u tha: “Betohem në Allahun se ju e vratë!” Thanë: “Betohemi në Allahun se ne nuk e kemi vrarë!” Me të arritur te fisi i tij (në Medinë), i lajmëroi për këtë dhe, bashkë me vëllanë e tij, Huvejisën, - i cili ishte para tij në moshë, - dhe me Abdurrahman ibn Sehlin shkuan për të biseduar me Pejgamberin ﷺ. Muhajisa, - i cili kishte qenë pjesëmarrës në Hajber, - filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - duke pasur për qëllim moshën. Kështu, së pari foli Huvejisa e pas tij foli Muhajisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Ose do ta shpaguajnë gjakun e shokut tuaj, ose do të përballen me luftë!” Pejgamberi ﷺ u dërgoi atyre një letër, ndërsa ata ia kthyen: “Ne nuk e kemi vrarë atë. Në atë rast, Pejgamberi ﷺ u tha Huvejisës, Muhajisës dhe Abdurrahmanit: “A po betoheni, ashtu që ta meritoni shpagimin e shokut tuaj?” Ata i thanë: “Jo.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë le të betohen për t'u shfajësuar!” Ata i thanë: “Por ata nuk janë muslimanë?” Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua shpagoi vetë (të vrarin) me njëqind deve, të cilat iu dërguan deri në torishtë. Sehli shton: “Njëra nga devetë më goditi me këmbë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ عَنْ أَبِي لَيْلَى؛ [ح:] وَحَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ أَبِي لَيْلَى بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ سَهْلٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ أَبِي حَثْمَةَ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ هُوَ وَرِجَالٌ مِنْ كُبَرَاءِ قَوْمِهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةَ خَرَجَا إِلَى خَيْبَرَ مِنْ جَهْدٍ أَصَابَهُمْ. فَأُخْبِرَ مُحَيِّصَةُ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ قُتِلَ وَطُرِحَ فِي فَقِيرٍ - أَوْ عَيْنٍ -. فَأَتَى يَهُودَ فَقَالَ: أَنْتُمْ وَاللَّهِ قَتَلْتُمُوهُ. قَالُوا: مَا قَتَلْنَاهُ وَاللَّهِ. ثُمَّ أَقْبَلَ حَتَّى قَدِمَ عَلَى قَوْمِهِ فَذَكَرَ لَهُمْ، فَأَقْبَلَ هُوَ وَأَخُوهُ حُوَيِّصَةُ - وَهُوَ أَكْبَرُ مِنْهُ - وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سَهْلٍ، فَذَهَبَ لِيَتَكَلَّمَ - وَهُوَ الَّذِي كَانَ بِخَيْبَرَ -. فَقَالَ [النَّبِيُّ ﷺ] لِمُحَيِّصَةَ: "كَبِّرْ، كَبِّرْ "، يُرِيدُ السِّنَّ. فَتَكَلَّمَ حُوَيِّصَةُ ثُمَّ تَكَلَّمَ مُحَيِّصَةُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِمَّا أَنْ يَدُوا صَاحِبَكُمْ، وَإِمَّا أَنْ يُؤْذِنُوا بِحَرْبٍ". فَكَتَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَيْهِمْ بِهِ، فَكُتِبَ: مَا قَتَلْنَاهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِحُوَيِّصَةَ وَمُحَيِّصَةَ وَعَبْدِ الرَّحْمَنِ: "أَتَحْلِفُونَ وَتَسْتَحِقُّونَ دَمَ صَاحِبِكُمْ". فَقَالُوا: لاَ. قَالَ: "أَفَتَحْلِفُ لَكُمْ يَهُودُ؟" قَالُوا: لَيْسُوا بِمُسْلِمِينَ. فَوَدَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ عِنْدِهِ مِائَةَ نَاقَةٍ حَتَّى أُدْخِلَتِ الدَّارَ. قَالَ سَهْلٌ: فَرَكَضَتْنِي مِنْهَا نَاقَةٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7192