Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abde, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ e angazhoi Ibn Utebijen për mbledhjen e zekatit të fisit benu sulejm. Pasi u kthye te Pejgamberi ﷺ dhe ai e mori në llogari, Ibn Utebije tha: “Kjo është (dhënë) për ju, kurse kjo tjetra është dhuratë që më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vallë, pse nuk qëndrove në shtëpinë e babait ose shtëpinë e nënës sate, e të shohësh pastaj nëse do të të dhurohej diçka apo jo?!” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe u mbajti njerëzve një fjalim, në të cilin, pasi e lavdëroi Allahun, tha: “E, pas kësaj...! Vërtet ka raste kur unë angazhoj ndonjërin prej jush me ca punë për të cilat Allahu më ka bërë përgjegjës, ndërsa i tilli pastaj vjen dhe na thotë: “Kjo është për ju, kurse kjo më është dhuruar mua!” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohë nëse po i dhurohet diçka apo jo, nëse është i sinqertë?! Betohem në Allahun se, ai që merr diçka nga zekati, - Hishami shton: padrejtësisht, - Ditën e Kiametit do të paraqitet para Allahut duke e bartur atë. Do t'i njoh ata që do ta takojnë Allahun duke bartur (në shpinë) një deve, e cila buluron, ose një lopë, e cila pëllet, ose një dele, e cila blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë ia pashë bardhësinë e sqetullave (dhe tha): “ (O Allah!) A ua kumtova?”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدَةُ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ اسْتَعْمَلَ ابْنَ الأُتَبِيَّةِ عَلَى صَدَقَاتِ بَنِي سُلَيْمٍ، فَلَمَّا جَاءَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ وَحَاسَبَهُ قَالَ: هَذَا الَّذِي لَكُمْ، وَهَذِهِ هَدِيَّةٌ أُهْدِيَتْ لِي. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَهَلاَّ جَلَسْتَ فِي بَيْتِ أَبِيكَ وَبَيْتِ أُمِّكَ حَتَّى تَأْتِيَكَ هَدِيَّتُكَ، إِنْ كُنْتَ صَادِقًا؟!" ثُمَّ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَخَطَبَ النَّاسَ وَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ فَإِنِّي أَسْتَعْمِلُ رِجَالاً مِنْكُمْ عَلَى أُمُورٍ مِمَّا وَلاَّنِي اللَّهُ، فَيَأْتِي أَحَدُكُمْ فَيَقُولُ: هَذَا لَكُمْ، وَهَذِهِ هَدِيَّةٌ أُهْدِيَتْ لِي. فَهَلاَّ جَلَسَ فِي بَيْتِ أَبِيهِ وَبَيْتِ أُمِّهِ حَتَّى تَأْتِيَهُ هَدِيَّتُهُ إِنْ كَانَ صَادِقًا؟! فَوَاللَّهِ لاَ يَأْخُذُ أَحَدُكُمْ مِنْهَا شَيْئًا - قَالَ هِشَامٌ: بِغَيْرِ حَقِّهِ - إِلاَّ جَاءَ اللَّهَ يَحْمِلُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ. أَلاَ فَلأَعْرِفَنَّ مَا جَاءَ اللَّهَ رَجُلٌ بِبَعِيرٍ لَهُ رُغَاءٌ، أَوْ بِبَقَرَةٍ لَهَا خُوَارٌ، أَوْ شَاةٍ تَيْعَرُ". - ثُمَّ رَفَعَ يَدَيْهِ حَتَّى رَأَيْتُ بَيَاضَ إِبْطَيْهِ - "أَلاَ هَلْ بَلَّغْتُ؟"