Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, Pejgamberi ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin dhe tha: “O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret, Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!” Ata, duke iu përgjigjur, thoshin: "Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar, Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا حُمَيْدٌ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ فِي غَدَاةٍ بَارِدَةٍ، وَالْمُهَاجِرُونَ وَالأَنْصَارُ يَحْفِرُونَ الْخَنْدَقَ، فَقَالَ: "اللَّهُمَّ إِنَّ الْخَيْرَ خَيْرُ الآخِرَهْ، فَاغْفِرْ لِلأَنْصَارِ وَالْمُهَاجِرَهْ". فَأَجَابُوا: نَحْنُ الَّذِينَ بَايَعُوا مُحَمَّدَا ، عَلَى الْجِهَادِ مَا بَقِينَا أَبَدَا.