Sahihu i Buhariut — Hadithi 7201
43. Nënkapitulli: Si ia japin besën njerëzit prijësit të tyre?
7201. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë një paraditeje të ftohtë, Pejgamberi ﷺ doli te hendeku teksa muhaxhirët dhe ensarët po gërmonin dhe tha:
“O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret,
Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”
Ata, duke iu përgjigjur, thoshin:
"Ne jemi ata që Muhamedit (ﷺ) i jemi betuar,
Për xhihad, sa të jemi gjallë e sa të kemi për të jetuar.”