Sahihu i Buhariut — Hadithi 7210

Dispozitat · Transmetuesi: Abdullah ibn Hishami

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Ebu Ukajl Zuhra ibn Mabedi se Abdullah ibn Hishami, i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, tregon se nëna e tij, Zejnebja, e bija e Humejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë! - “Ende është i vogël” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të. Abdullahu therte kurban një dele të vetme për tërë familjen e tij.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ ابْنُ أَبِي أَيُّوبَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو عَقِيلٍ، زُهْرَةُ بْنُ مَعْبَدٍ، عَنْ جَدِّهِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ هِشَامٍ، وَكَانَ قَدْ أَدْرَكَ النَّبِيَّ ﷺ وَذَهَبَتْ بِهِ أُمُّهُ زَيْنَبُ ابْنَةُ حُمَيْدٍ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، بَايِعْهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هُوَ صَغِيرٌ "، فَمَسَحَ رَأْسَهُ وَدَعَا لَهُ. وَكَانَ يُضَحِّي بِالشَّاةِ الْوَاحِدَةِ عَنْ جَمِيعِ أَهْلِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7210