Sahihu i Buhariut — Hadithi 7210

46. Nënkapitulli: Besatimi i të miturit

7210. Nga: Abdullah ibn Hishami

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Ebu Ukajl Zuhra ibn Mabedi se Abdullah ibn Hishami, i cili e ka parë Pejgamberin ﷺ, tregon se nëna e tij, Zejnebja, e bija e Humejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut, le të të besatohet ky djalë!
- “Ende është i vogël”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ dhe ia përkëdheli kokën e bëri dua për të.
Abdullahu therte kurban një dele të vetme për tërë familjen e tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 7210

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?