Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ua pranonte besën grave duke iu drejtuar me këtë ajet: “O Pejgamber, kur të të vijnë besimtaret që të betohen se: nuk do t'i bëjnë shok Allahut asgjë, se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre, se nuk do të shpifin në moralin e njëra-tjetrës dhe se nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e arsyeshme (në kryerjen e dispozitave të fesë), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut për to; me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Mumtehine, 12) Aishja tha: “Dora e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ka prekur kurrë dorën e ndonjë gruaje të huaj, përveç të atyre që kanë qenë të tijat.”
حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُبَايِعُ النِّسَاءَ بِالْكَلاَمِ بِهَذِهِ الآيَةِ: ﴿يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءَكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰ أَن لَّا يُشْرِكْنَ بِاللَّـهِ شَيْئًا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَادَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَانٍ يَفْتَرِينَهُ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِي مَعْرُوفٍ ۙ فَبَايِعْهُنَّ وَاسْتَغْفِرْ لَهُنَّ اللَّـهَ ۖ إِنَّ اللَّـهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ ﴾ [الممتحنة: ١٢] قَالَتْ: وَمَا مَسَّتْ يَدُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَدَ امْرَأَةٍ، إِلاَّ امْرَأَةً يَمْلِكُهَا.