Sahihu i Buhariut — Hadithi 7214

49. Nënkapitulli: Besatimi i grave

Këtë e transmeton edhe Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.

7214. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ua pranonte besën grave duke iu drejtuar me këtë ajet: “O Pejgamber, kur të të vijnë besimtaret që të betohen se: nuk do t'i bëjnë shok Allahut asgjë, se nuk do të vjedhin, se nuk do të bëjnë kurvëri, se nuk do t'i mbysin fëmijët e tyre, se nuk do të shpifin në moralin e njëra-tjetrës dhe se nuk do të të kundërshtojnë ty në atë që është e arsyeshme (në kryerjen e dispozitave të fesë), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut për to; me të vërtetë, Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Mumtehine, 12) Aishja tha: “Dora e të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ka prekur kurrë dorën e ndonjë gruaje të huaj, përveç të atyre që kanë qenë të tijat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7214

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?