Sahihu i Buhariut — Hadithi 7216

Dispozitat · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Më lejo të të besatohem për islam!” Por, pasi ia dha besën për Islam, të nesërmen erdhi i sëmurë nga zjarrmi a dhe tha: “Ma anulo besatimin (që të largohem nga Medina)”, por ai refuzoi. Kur shkoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit) : e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ: سَمِعْتُ جَابِرًا قَالَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: بَايِعْنِي عَلَى الإِسْلاَمِ. فَبَايَعَهُ عَلَى الإِسْلاَمِ ثُمَّ جَاءَ الْغَدَ مَحْمُومًا فَقَالَ: أَقِلْنِي. فَأَبَى. فَلَمَّا وَلَّى قَالَ: "الْمَدِينَةُ كَالْكِيرِ، تَنْفِي خَبَثَهَا وَتَنْصَعُ طِيبُهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7216