Sahihu i Buhariut — Hadithi 7216
50. Nënkapitulli: Ai që e prish besatimin
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që të besatohen ty, në të vërtetë, ata i besatohen Allahut, se Dora e Allahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (besatimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, ndërsa ai që e zbaton atë për të cilën i është zotuar Allahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh.” (Fet’h, 10)
7216. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Më lejo të të besatohem për islam!” Por, pasi ia dha besën për Islam, të nesërmen erdhi i sëmurë nga zjarrmia dhe tha: “Ma anulo besatimin (që të largohem nga Medina)”, por ai refuzoi. Kur shkoi, Pejgamberi ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit): e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”