Sahihu i Buhariut — Hadithi 7219

Dispozitat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar hutben e Omerit të nesërmen e vdekjes së Pejgamberit ﷺ. Thotë: “Pasi u ul në minber dhe filloi me lavdërimin e Allahut, teksa Ebu Bekri po qëndronte i heshtur dhe nuk po fliste, Omeri tha: “Kam shpresuar që Pejgamberi ﷺ të ishte i fundit nga ne, - kishte për qëllim që i Dërguari i Allahut ﷺ të ishte i fundit prej atyre që të jetonte, - por, meqenëse Muhamedi ﷺ ka vdekur, (dijeni se) Allahu i Lartësuar ka vënë në mesin tuaj një dritë që ju të udhëzoheni nëpërmjet saj, me të cilën Allahu e ka udhëzuar Muhamedin ﷺ. Kështu, Ebu Bekri, shoku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, i dyti i të dyve (që ishin në shpellë), është më meritori ndër muslimanë t'i marrë përsipër çështjet tuaja, andaj ngrihuni dhe jepjani besën.” Ç'është e vërteta, një pjesë e tyre tashmë i ishin besatuar, kur ishin në tendën e fisit benu saide, porse besatimi i përgjithshëm u krye këtu, kur ai doli në minber.” Zuhriu transmeton nga Enes ibn Maliku se ka thënë: “Atë ditë e kam dëgjuar Omerin duke i thënë Ebu Bekrit: “Ngjitu në minber"; dhe këmbënguli në këtë derisa ai u ngjit në minber e, në atë rast të gjithë njerëzit ia dhanë besën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامٌ عَنْ مَعْمَرٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ سَمِعَ خُطْبَةَ عُمَرَ الآخِرَةَ، حِينَ جَلَسَ عَلَى الْمِنْبَرِ، وَذَلِكَ الْغَدُ مِنْ يَوْمٍ تُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ. فَتَشَهَّدَ وَأَبُو بَكْرٍ صَامِتٌ لاَ يَتَكَلَّمُ. قَالَ: كُنْتُ أَرْجُو أَنْ يَعِيشَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى يَدْبُرَنَا - يُرِيدُ بِذَلِكَ: أَنْ يَكُونَ آخِرَهُمْ - فَإِنْ يَكُ مُحَمَّدٌ ﷺ قَدْ مَاتَ، فَإِنَّ اللَّهَ تَعَالَى قَدْ جَعَلَ بَيْنَ أَظْهُرِكُمْ نُورًا تَهْتَدُونَ بِهِ، بِمَا هَدَى اللَّهُ مُحَمَّدًا ﷺ. وَإِنَّ أَبَا بَكْرٍ صَاحِبُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثَانِي اثْنَيْنِ، فَإِنَّهُ أَوْلَى الْمُسْلِمِينَ بِأُمُورِكُمْ، فَقُومُوا فَبَايِعُوهُ! وَكَانَتْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ قَدْ بَايَعُوهُ قَبْلَ ذَلِكَ فِي سَقِيفَةِ بَنِي سَاعِدَةَ، وَكَانَتْ بَيْعَةُ الْعَامَّةِ عَلَى الْمِنْبَرِ. قَالَ الزُّهْرِيُّ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: سَمِعْتُ عُمَرَ يَقُولُ لأَبِي بَكْرٍ يَوْمَئِذٍ: اصْعَدِ الْمِنْبَرَ. فَلَمْ يَزَلْ بِهِ حَتَّى صَعِدَ الْمِنْبَرَ، فَبَايَعَهُ النَّاسُ عَامَّةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7219