Sahihu i Buhariut — Hadithi 7236

Dëshirat · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ bartte dhé me ne, saqë e pashë se dheu ia kishte mbuluar të bardhët e barkut dhe recitonte: “Pa Ty (O Allah) ne nuk do të udhëzoheshim, As do të jepnim lëmoshë e as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne! Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.” Dhe, kur arrinte te fjalët e fundit “ne refuzojmë ” , e ngrinte zërin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ: حَدَّثَنَا أَبُو إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَنْقُلُ مَعَنَا التُّرَابَ يَوْمَ الأَحْزَابِ، وَلَقَدْ رَأَيْتُهُ وَارَى التُّرَابُ بَيَاضَ بَطْنِهِ يَقُولُ: "لَوْلاَ أَنْتَ مَا اهْتَدَيْنَا نَحْنُ، وَلاَ تَصَدَّقْنَا وَلاَ صَلَّيْنَا. فَأَنْزِلَنْ سَكِينَةً عَلَيْنَا، إِنَّ الأُلَى - وَرُبَّمَا قَالَ: إِنَّ الْمَلاَ - قَدْ بَغَوْا عَلَيْنَا. إِذَا أَرَادُوا فِتْنَةً أَبَيْنَا أَبَيْنَا ". يَرْفَعُ بِهَا صَوْتَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7236