Sahihu i Buhariut — Hadithi 7236

7. Nënkapitulli: Fjala e dikujt: "Sikur të mos ishte Allahu, nuk do të udhëzoheshim."

7236. Nga: Bera ibn Azibi

Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ bartte dhé me ne, saqë e pashë se dheu ia kishte mbuluar të bardhët e barkut dhe recitonte:
“Pa Ty (O Allah) ne nuk do të udhëzoheshim,
As do të jepnim lëmoshë e as do të faleshim.
Zbrite qetësinë ndër ne!
Armiqtë po na bezdisin dhe po na sulmojnë,
Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.”

Dhe, kur arrinte te fjalët e fundit “ne refuzojmë, e ngrinte zërin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 7236

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?