Sahihu i Buhariut — Hadithi 7239

Dëshirat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Atai tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë, e atëherë Omeri doli dhe tha: “Namazi, o i Dërguari i Allahut! Gratë dhe fëmijët janë kotur.” Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa koka i pikonte ujë dhe tha: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, - ose ka thënë: për njerëzit, - e edhe Sufjani e ka transmetuar shprehjen: për umetin tim, - do t'i urdhëroja ta falnin (jacinë) në këtë kohë.” Ibn Xhurejxhi transmeton nga Atai, e ky nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi këtë namaz (jacinë), andaj Omeri erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gratë dhe fëmijët janë kotur. Kështu, Pejgamberi ﷺ doli, teksa ujin e fshinte prej anës së tij dhe tha: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” ِ Amri ka thënë: “Na ka treguar Atai, në zinxhirin e të cilit nuk ndodhet Ibn Abasi, se: “Sa i përket Amrit, ka thënë: “Koka i pikonte ujë”, kurse Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Ujin e fshinte prej anës së tij.” Po ashtu, Amri e ka transmetuar: “... sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim .” Ndërkaq, Ibn Xhurejxhi e ka transmetuar: “Kjo është koha e saj (më e preferuar) , sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim.” Ibrahim ibn Mundhiri ka thënë: “Na ka treguar Mani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Muslimi nga Amri, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: قَالَ عَمْرٌو: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ قَالَ: أَعْتَمَ النَّبِيُّ ﷺ بِالْعِشَاءِ فَخَرَجَ عُمَرُ فَقَالَ: الصَّلاَةَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، رَقَدَ النِّسَاءُ وَالصِّبْيَانُ. فَخَرَجَ وَرَأْسُهُ يَقْطُرُ يَقُولُ: "لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي - أَوْ عَلَى النَّاسِ، وَقَالَ سُفْيَانُ: أَيْضًا، عَلَى أُمَّتِي - لأَمَرْتُهُمْ بِالصَّلاَةِ هَذِهِ السَّاعَةَ". قَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ عَنْ عَطَاءٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَخَّرَ النَّبِيُّ ﷺ هَذِهِ الصَّلاَةَ فَجَاءَ عُمَرُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ رَقَدَ النِّسَاءُ وَالْوِلْدَانُ. فَخَرَجَ وَهُوَ يَمْسَحُ الْمَاءَ عَنْ شِقِّهِ يَقُولُ: "إِنَّهُ لَلْوَقْتُ، لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي". وَقَالَ عَمْرٌو: حَدَّثَنَا عَطَاءٌ: لَيْسَ فِيهِ ابْنُ عَبَّاسٍ أَمَّا عَمْرٌو فَقَالَ: رَأْسُهُ يَقْطُرُ. وَقَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: يَمْسَحُ الْمَاءَ عَنْ شِقِّهِ. وَقَالَ عَمْرٌو: "لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي". وَقَالَ ابْنُ جُرَيْجٍ: "إِنَّهُ لَلْوَقْتُ، لَوْلاَ أَنْ أَشُقَّ عَلَى أُمَّتِي". وَقَالَ إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا مَعْنٌ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ مُسْلِمٍ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ عَطَاءٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7239