Sahihu i Buhariut — Hadithi 724

Ezani · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Fadël ibn Musai, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Ubejd Taiu se Bushejr ibn Jesar Ensariu tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë dhe u pyet: - A ka diçka që ka ndryshuar prej kohës së të Dërguarit të Allahut ﷺ e që po të bezdis? - E vetmja gjë që po më bezdis është fakti se nuk po i drejtoni safat ashtu siç duhet, - tha Enesi. Ukbe ibn Ubejdi transmeton nga Bushejr ibn Jesari: “Enesi na erdhi në Medinë; me këtë hadith.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ أَسَدٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا الْفَضْلُ بْنُ مُوسَى قَالَ: أَخْبَرَنَا سَعِيدُ بْنُ عُبَيْدٍ الطَّائِيُّ، عَنْ بُشَيْرِ بْنِ يَسَارٍ الأَنْصَارِيِّ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ أَنَّهُ قَدِمَ الْمَدِينَةَ فَقِيلَ لَهُ: مَا أَنْكَرْتَ مِنَّا مُنْذُ يَوْمِ عَهِدْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَ: مَا أَنْكَرْتُ شَيْئًا إِلاَّ أَنَّكُمْ لاَ تُقِيمُونَ الصُّفُوفَ. وَقَالَ عُقْبَةُ بْنُ عُبَيْدٍ عَنْ بُشَيْرِ بْنِ يَسَارٍ: قَدِمَ عَلَيْنَا أَنَسُ الْمَدِينَةَ بِهَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/724