Sahihu i Buhariut — Hadithi 724
75. Nënkapitulli: Mëkati i atij që nuk e plotëson safin
724. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Fadël ibn Musai, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Ubejd Taiu se Bushejr ibn Jesar Ensariu tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë dhe u pyet:
- A ka diçka që ka ndryshuar prej kohës së të Dërguarit të Allahut ﷺ e që po të bezdis?
- E vetmja gjë që po më bezdis është fakti se nuk po i drejtoni safat ashtu siç duhet, - tha Enesi.
Ukbe ibn Ubejdi transmeton nga Bushejr ibn Jesari: “Enesi na erdhi në Medinë; me këtë hadith.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 724
Fjalë të panjohura?