Sahihu i Buhariut — Hadithi 7257

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Zubejdi, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë luftarake, në krye të të cilëve caktoi një burrë. Ai ndezi një zjarr dhe u tha: “Hyni në të!” Disa deshën të hyjnë, por disa të tjerë thanë: “Ne nga kjo kemi ikur!” Kur ia përmendën këtë Pejgamberit ﷺ, për ata që deshën të hyjnë në zjarr, tha: “Sikur të hynin në të, do të mbeteshin aty deri në Ditën e Kiametit.” Ndërkaq, të tjerëve u tha: “Nuk ka nënshtrim në mëkat, porse nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të lejuara.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ زُبَيْدٍ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ بَعَثَ جَيْشًا وَأَمَّرَ عَلَيْهِمْ رَجُلاً، فَأَوْقَدَ نَارًا وَقَالَ: ادْخُلُوهَا. فَأَرَادُوا أَنْ يَدْخُلُوهَا، وَقَالَ آخَرُونَ: إِنَّمَا فَرَرْنَا مِنْهَا، فَذَكَرُوا لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لِلَّذِينَ أَرَادُوا أَنْ يَدْخُلُوهَا: "لَوْ دَخَلُوهَا لَمْ يَزَالُوا فِيهَا إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ". وَقَالَ لِلآخَرِينَ: "لاَ طَاعَةَ فِي مَعْصِيَةٍ، إِنَّمَا الطَّاعَةُ فِي الْمَعْرُوفِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7257