Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një beduin u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, gjyko për mua me Librin e Allahut!” Hasmi i tij u ngrit dhe tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut! Gjyko për të sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Fol!” Ai vazhdoi: “Djali im ishte argat te ky dhe bëri zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim, por unë e shpagova me njëqind dele dhe një shërbëtore. Më pas i pyeta dijetarët dhe më thanë se gruaja e tij duhet të gurëzohet, ndërsa biri im duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet për një vit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush me Librin e Allahut. Sa i përket shërbëtores dhe deleve, duhet të të kthehen, ndërsa biri yt duhet të dënohet me njëqind fshikullima dhe të dëbohet nga vendi për një vit. Kurse ti, o Unejs, - një burri të fisit eslem, - shko te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (fajin) , gurëzoje!” Kështu, Unejsi shkoi dhe ajo pranoi (fajin), andaj e gurëzoi.”
وَحَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: بَيْنَمَا نَحْنُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِذْ قَامَ رَجُلٌ مِنَ الأَعْرَابِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ لِي بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَامَ خَصْمُهُ فَقَالَ: صَدَقَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، اقْضِ لَهُ بِكِتَابِ اللَّهِ، وَأْذَنْ لِي. فَقَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: "قُلْ". فَقَالَ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا - وَالْعَسِيفُ الأَجِيرُ - فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةٍ مِنَ الْغَنَمِ وَوَلِيدَةٍ، ثُمَّ سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى امْرَأَتِهِ الرَّجْمَ، وَأَنَّمَا عَلَى ابْنِي جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. فَقَالَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ، أَمَّا الْوَلِيدَةُ وَالْغَنَمُ فَرُدُّوهَا، وَأَمَّا ابْنُكَ فَعَلَيْهِ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَأَمَّا أَنْتَ يَا أُنَيْسُ - لِرَجُلٍ مِنْ أَسْلَمَ ـ فَاغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا، فَإِنِ اعْتَرَفَتْ فَارْجُمْهَا". فَغَدَا عَلَيْهَا أُنَيْسٌ فَاعْتَرَفَتْ فَرَجَمَهَا.