Sahihu i Buhariut — Hadithi 7261

Transmetimet nga një person · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Hendekut, kur Pejgamberi ﷺ kërkoi një vullnetar, u paraqit Zubejri. Pastaj, sërish Pejgamberi ﷺ kërkoi vullnetar dhe sërish u paraqit Zubejri. Për së treti Pejgamberi ﷺ kërkoi vullnetar dhe prapë u paraqit Zubejri. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Çdo pejgamber ka pasur nga një ndihmës, ndërsa ndihmësi im është Zubejri.” Sufjani ka thënë: “E kam zënë përmendsh nga Ibn Munkediri.” Ndërkohë Ejubi i tha: “O Ebu Bekër, tregoju hadithin nga Xhabiri, sepse të pranishmëve u pëlqen që t'u tregosh nga Xhabiri.” Kështu, në të njëjtën ndejë, tha: “E kam dëgjuar Xhabirin, - ndërkohë hadithet në formën: “E kam dëgjuar Xhabirin” forcojnë njëri-tjetrin, - andaj i thashë Sufjanit: “Por Thevriu po thotë: “(Është fjala për) Ditën e (fisit) kurejdha"; kështu e kam mbajtur në mend prej tij, siç ke qenë ulur edhe ti ditën e Hendekut. Sufjani tha: “Ka qenë vetëm një ditë”, dhe qeshi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْمُنْكَدِرِ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: نَدَبَ النَّبِيُّ ﷺ النَّاسَ يَوْمَ الْخَنْدَقِ فَانْتَدَبَ الزُّبَيْرُ، ثُمَّ نَدَبَهُمْ فَانْتَدَبَ الزُّبَيْرُ، ثُمَّ نَدَبَهُمْ فَانْتَدَبَ الزُّبَيْرُ فَقَالَ: "لِكُلِّ نَبِيٍّ حَوَارِيٌّ، وَحَوَارِيِّ الزُّبَيْرُ". قَالَ سُفْيَانُ: حَفِظْتُهُ مِنِ ابْنِ الْمُنْكَدِرِ. وَقَالَ لَهُ أَيُّوبُ: يَا أَبَا بَكْرٍ حَدِّثْهُمْ عَنْ جَابِرٍ، فَإِنَّ الْقَوْمَ يُعْجِبُهُمْ أَنْ تُحَدِّثَهُمْ عَنْ جَابِرٍ. فَقَالَ فِي ذَلِكَ الْمَجْلِسِ: سَمِعْتُ جَابِرًا فَتَابَعَ بَيْنَ أَحَادِيثَ سَمِعْتُ جِابِرًا، قُلْتُ لِسُفْيَانَ: فَإِنَّ الثَّوْرِيَّ يَقُولُ: يَوْمَ قُرَيْظَةَ فَقَالَ: كَذَا حَفِظْتُهُ مِنْهُ كَمَا أَنَّكَ جَالِسٌ يَوْمَ الْخَنْدَقِ. قَالَ سُفْيَانُ: هُوَ يَوْمٌ وَاحِدٌ. وَتَبَسَّمَ سُفْيَانُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7261