Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Jahjai, e ky nga Ubejd ibn Hunejni se Ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka treguar: “Kur shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ, kuptova se ai ishte në qilari n e tij. Në krye të shkallëve ndodhej një shërbëtor zezak i të Dërguarit të Allahut ﷺ, të cilit i thashë: “Tregoji se Omer ibn Hatabi është këtu.” Atëherë Pejgamberi ﷺ më dha leje.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عُبَيْدِ بْنِ حُنَيْنٍ: سَمِعَ ابْنَ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ - رضى الله عنهم - قَالَ: جِئْتُ فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي مَشْرُبَةٍ لَهُ، وَغُلاَمٌ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَسْوَدُ عَلَى رَأْسِ الدَّرَجَةِ فَقُلْتُ: قُلْ: هَذَا عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ فَأَذِنَ لِي.