7284. 7285. Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri u zgjodh prijës, shumë arabë u bënë renegatë. Omeri i tha Ebu Bekrit: “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë: “La ilahe il-lallah.” Ai që thotë: “La ilahe il-lallah”, prej meje e ka të siguruar pasurinë dhe veten, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën (islame) , ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.” Atëherë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit. Zekati është obligim i pasurisë. Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin qoftë dhe një litar deveje, të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies. (Më vonë) Omeri tha: “Për Allahun, kuptova se Allahu ia kishte hapur zemrën Ebu Bekrit (duke e udhëzuar) për luftë, andaj u binda se kjo është e vërteta.” Ibn Bukejri dhe Abdullahu transmetojnë nga Lejthiu (se ka thënë): “Një qengj (në vend të: një litari deveje).” Buhariu shton: “Dhe kjo është më e saktë.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ- رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: لَمَّا تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَاسْتُخْلِفَ أَبُو بَكْرٍ بَعْدَهُ، وَكَفَرَ مَنْ كَفَرَ مِنَ الْعَرَبِ، قَالَ عُمَرُ لأَبِي بَكْرٍ: كَيْفَ تُقَاتِلُ النَّاسَ، وَقَدْ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَقُولُوا: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. فَمَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، عَصَمَ مِنِّي مَالَهُ وَنَفْسَهُ إِلاَّ بِحَقِّهِ، وَحِسَابُهُ عَلَى اللَّهِ". فَقَالَ: وَاللَّهِ لأُقَاتِلَنَّ مَنْ فَرَّقَ بَيْنَ الصَّلاَةِ وَالزَّكَاةِ، فَإِنَّ الزَّكَاةَ حَقُّ الْمَالِ. وَاللَّهِ لَوْ مَنَعُونِي عِقَالاً، كَانُوا يُؤَدُّونَهُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، لَقَاتَلْتُهُمْ عَلَى مَنْعِهِ. فَقَالَ عُمَرُ: فَوَاللَّهِ مَا هُوَ إِلاَّ أَنْ رَأَيْتُ اللَّهَ قَدْ شَرَحَ صَدْرَ أَبِي بَكْرٍ لِلْقِتَالِ، فَعَرَفْتُ أَنَّهُ الْحَقُّ. قَالَ ابْنُ بُكَيْرٍ وَعَبْدُ اللَّهِ عَنِ اللَّيْثِ: عَنَاقًا. وَهُوَ أَصَحُّ.