Sahihu i Buhariut — Hadithi 7287

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Fatime bint Mundhiri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Teksa po ndodhte eklipsi i diellit dhe njerëzit po faleshin, shkova tek Aishja, e cila ishte duke u falur dhe i thashë: “Çfarë kanë njerëzit?” Ajo më bëri me shenjë nga qielli dhe tha: “Subhanallah!” E pyeta: “Diçka e jashtëzakonshme?” Ajo bëri me kokë, në shenjë pohimi. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e mbaroi (namazin), e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun Fuqiplotë dhe tha: “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë, më është shfaqur tani, në këtë vend, madje edhe Xheneti dhe Zjarri . M'u shpall se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja, ngjashëm me sprovën e Dexhallit. Besimtari, - ose ka thënë: muslimani, - nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Ai është Muhamedi, na ka ardhur me argumente të qarta, e ne i jemi përgjigjur dhe kemi besuar.” I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur për këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: dyshuesi, - nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, dëgjoja njerëzit tek thoshin diçka, e unë e përsërisja pas tyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ عَنْ مَالِكٍ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ فَاطِمَةَ بِنْتِ الْمُنْذِرِ، عَنْ أَسْمَاءَ ابْنَةِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهَا قَالَتْ: أَتَيْتُ عَائِشَةَ حِينَ خَسَفَتِ الشَّمْسُ، وَالنَّاسُ قِيَامٌ وَهِيَ قَائِمَةٌ تُصَلِّي. فَقُلْتُ: مَا لِلنَّاسِ؟ فَأَشَارَتْ بِيَدِهَا نَحْوَ السَّمَاءِ، فَقَالَتْ: سُبْحَانَ اللَّهِ! فَقُلْتُ: آيَةٌ؟ قَالَتْ بِرَأْسِهَا أَنْ: نَعَمْ. فَلَمَّا انْصَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "مَا مِنْ شَىْءٍ لَمْ أَرَهُ إِلاَّ وَقَدْ رَأَيْتُهُ فِي مَقَامِي هَذَا، حَتَّى الْجَنَّةَ وَالنَّارَ. وَأُوحِيَ إِلَىَّ أَنَّكُمْ تُفْتَنُونَ فِي الْقُبُورِ قَرِيبًا مِنْ فِتْنَةِ الدَّجَّالِ. فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ - أَوِ: الْمُسْلِمُ، لاَ أَدْرِي أَيَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: مُحَمَّدٌ جَاءَنَا بِالْبَيِّنَاتِ فَأَجَبْنَاهُ وَآمَنَّا. فَيُقَالُ: نَمْ صَالِحًا، عَلِمْنَا أَنَّكَ مُوقِنٌ. وَأَمَّا الْمُنَافِقُ - أَوِ: الْمُرْتَابُ، لاَ أَدْرِي أَيَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي، سَمِعْتُ النَّاسَ يَقُولُونَ شَيْئًا فَقُلْتُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7287