Sahihu i Buhariut — Hadithi 7294

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli kur dielli lëvizi prej zenitit dhe e fali drekën. Pasi dha selam, hipi në minber dhe na e kujtoi Kiametin. Përmendi disa ndodhi madhështore para asaj dite, pastaj tha: “Nëse dikush dëshiron të pyesë diçka, le të pyesë. Për Allahun, çfarëdo që më pyetni, do t'ju përgjigjem, përderisa jam në këtë vend.” Ensarët filluan të qanin me të madhe, e i Dërguari i Allahut ﷺ vazhdonte të thoshte: “Më pyetni!” Një njeri u ngrit dhe tha: - Ku e kam vendin unë (në ahiret), o i Dërguari i Allahut? - “Në Zjarr”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj Abdullah ibn Hudhafe u ngrit dhe tha: - Kë kam baba unë, o i Dërguari i Allahut? - “Baba e ke Hudhafen” , - tha Pejgamberi ﷺ dhe vazhdoi t'u thoshte: “Pyetmëni! Pyetmëni!” Omeri u ul në gjunjë dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për Pejgamber.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ heshti. Më pas tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, pak më parë, m'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri në sipërfaqen e këtij muri, teksa po falesha, nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَحَدَّثَنِي مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ خَرَجَ حِينَ زَاغَتِ الشَّمْسُ فَصَلَّى الظُّهْرَ. فَلَمَّا سَلَّمَ، قَامَ عَلَى الْمِنْبَرِ فَذَكَرَ السَّاعَةَ. وَذَكَرَ أَنَّ بَيْنَ يَدَيْهَا أُمُورًا عِظَامًا، ثُمَّ قَالَ: "مَنْ أَحَبَّ أَنْ يَسْأَلَ عَنْ شَىْءٍ فَلْيَسْأَلْ عَنْهُ، فَوَاللَّهِ لاَ تَسْأَلُونِي عَنْ شَىْءٍ إِلاَّ أَخْبَرْتُكُمْ بِهِ، مَا دُمْتُ فِي مَقَامِي هَذَا". قَالَ أَنَسٌ: فَأَكْثَرَ الأَنْصَارُ الْبُكَاءَ، وَأَكْثَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يَقُولَ: "سَلُونِي". فَقَالَ أَنَسٌ: فَقَامَ إِلَيْهِ رَجُلٌ فَقَالَ: أَيْنَ مَدْخَلِي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "النَّارُ". فَقَامَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ حُذَافَةَ فَقَالَ: مَنْ أَبِي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "أَبُوكَ حُذَافَةُ". قَالَ: ثُمَّ أَكْثَرَ أَنْ يَقُولَ: "سَلُونِي سَلُونِي". فَبَرَكَ عُمَرُ عَلَى رُكْبَتَيْهِ فَقَالَ: رَضِينَا بِاللَّهِ رَبًّا، وَبِالإِسْلاَمِ دِينًا، وَبِمُحَمَّدٍ ﷺ رَسُولاً. قَالَ فَسَكَتَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ قَالَ عُمَرُ ذَلِكَ. ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَوْلَى، وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لَقَدْ عُرِضَتْ عَلَىَّ الْجَنَّةُ وَالنَّارُ آنِفًا فِي عُرْضِ هَذَا الْحَائِطِ وَأَنَا أُصَلِّي، فَلَمْ أَرَ كَالْيَوْمِ فِي الْخَيْرِ وَالشَّرِّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7294