Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi: - ndryshe nga çfarë na ka treguar Zuhriu - e kam dëgjuar Kajs ibn Ebu Hazimin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon me të drejtë; 2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.”
حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبِي خَالِدٍ، عَلَى غَيْرِ مَا حَدَّثَنَاهُ الزُّهْرِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ قَيْسَ بْنَ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مَسْعُودٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ حَسَدَ إِلاَّ فِي اثْنَتَيْنِ: ١. رَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ مَالاً فَسُلِّطَ عَلَى هَلَكَتِهِ فِي الْحَقِّ، ٢. وَرَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ الْحِكْمَةَ، فَهْوَ يَقْضِي بِهَا وَيُعَلِّمُهَا."