Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim Ebu Nadri, e ky nga Busr ibn Seidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ për net të tëra gjatë Ramazanit falej në një veçane , - mendoj se këtu ka thënë, - të ndarë me hasër. Disa shokë të tij i bashkëngjiteshin dhe faleshin me të. Kur e kuptoi këtë, e ndërpreu faljen (gjatë natës) dhe u tha: “Kam kuptuar çfarë po veproni. Andaj, o njerëz, faluni nëpër shtëpitë tuaja, sepse namazi më me vlerë për mashkullin është namazi që falet në shtëpi, përveç farzit.” Afani ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musai, e ky e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e ky nga Busri, e ky nga Zejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى بْنُ حَمَّادٍ قَالَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ، عَنْ سَالِمٍ أَبِي النَّضْرِ، عَنْ بُسْرِ بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اتَّخَذَ حُجْرَةً - قَالَ: حَسِبْتُ أَنَّهُ قَالَ: - مِنْ حَصِيرٍ فِي رَمَضَانَ فَصَلَّى فِيهَا لَيَالِيَ، فَصَلَّى بِصَلاَتِهِ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِهِ. فَلَمَّا عَلِمَ بِهِمْ جَعَلَ يَقْعُدُ، فَخَرَجَ إِلَيْهِمْ فَقَالَ: "قَدْ عَرَفْتُ الَّذِي رَأَيْتُ مِنْ صَنِيعِكُمْ، فَصَلُّوا أَيُّهَا النَّاسُ فِي بُيُوتِكُمْ، فَإِنَّ أَفْضَلَ الصَّلاَةِ صَلاَةُ الْمَرْءِ فِي بَيْتِهِ إِلاَّ الْمَكْتُوبَةَ". قَالَ عَفَّانُ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا مُوسَى قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا النَّضْرِ، عَنْ بُسْرٍ، عَنْ زَيْدٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.