Sahihu i Buhariut — Hadithi 7310

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani, e ky nga Ebu Salih Dhekvani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i Dërguari i Allahut!, vetëm burrat po i mësojnë fjalët e tua, andaj na ndaj edhe neve një ditë, që ne të vijmë te ti dhe të na mësosh prej diturisë që Allahu ta ka dhënë.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Mblidhuni në këtë e këtë ditë, në këtë e këtë vend.” Rrjedhimisht, ato u tubuan, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi dhe u mësoi nga dituria që Allahu ia ka dhënë atij dhe tha: “Nuk ndodh që një nëne t'i vdesin tre fëmijë e që ata të mos i bëhen pengesë nga Zjarri.” Një grua e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, po dy?” Kur e përsëriti pyetjen për së dyti, Pejgamberi ﷺ i tha: “Edhe dy, edhe dy, edhe dy.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الأَصْبَهَانِيِّ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ ذَكْوَانَ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: جَاءَتِ امْرَأَةٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ذَهَبَ الرِّجَالُ بِحَدِيثِكَ، فَاجْعَلْ لَنَا مِنْ نَفْسِكَ يَوْمًا نَأْتِيكَ فِيهِ تُعَلِّمُنَا مِمَّا عَلَّمَكَ اللَّهُ. فَقَالَ: "اجْتَمِعْنَ فِي يَوْمِ كَذَا وَكَذَا فِي مَكَانِ كَذَا وَكَذَا". فَاجْتَمَعْنَ، فَأَتَاهُنَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَعَلَّمَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَهُ اللَّهُ ثُمَّ قَالَ: "مَا مِنْكُنَّ امْرَأَةٌ تُقَدِّمُ بَيْنَ يَدَيْهَا مِنْ وَلَدِهَا ثَلاَثَةً، إِلاَّ كَانَ لَهَا حِجَابًا مِنَ النَّارِ". فَقَالَتِ امْرَأَةٌ مِنْهُنَّ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اثْنَيْنِ؟ قَالَ: فَأَعَادَتْهَا مَرَّتَيْنِ، ثُمَّ قَالَ: "وَاثْنَيْنِ، وَاثْنَيْنِ، وَاثْنَيْنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7310