Sahihu i Buhariut — Hadithi 7314

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Gruaja më ka lindur një djalë të zi, gjë që po më mundon!” - “A ke ndonjë deve?” - e pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - tha ai. - “Çfarë ngjyre janë?” - Të kuqe. - “A ka prej tyre të përhitur?” - Po, ka edhe të përhitura. - “E kjo, nga mendon se ka ardhur!?” - O i Dërguari i Allahut, mbase mund të jetë nga loza, - tha ai. - “Atëherë, edhe ky (djali yt) ndoshta i ka ngjarë lozës” , - i tha Pejgamberi ﷺ dhe nuk ia lejoi ta mohojë fëmijën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ بْنُ الْفَرَجِ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ -: أَنَّ أَعْرَابِيًّا أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: إِنَّ امْرَأَتِي وَلَدَتْ غُلاَمًا أَسْوَدَ، وَإِنِّي أَنْكَرْتُهُ. فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَلْ لَكَ مِنْ إِبِلٍ؟" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: "فَمَا أَلْوَانُهَا؟" قَالَ: حُمْرٌ. قَالَ: "هَلْ فِيهَا مِنْ أَوْرَقَ؟" قَالَ: إِنَّ فِيهَا لَوُرْقًا. قَالَ: "فَأَنَّى تُرَى ذَلِكَ جَاءَهَا؟" قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، عِرْقٌ نَزَعَهَا. [قَالَ: "وَلَعَلَّ هَذَا عِرْقٌ نَزَعَهُ". ] وَلَمْ يُرَخِّصْ لَهُ فِي الاِنْتِفَاءِ مِنْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7314