Sahihu i Buhariut — Hadithi 7317

Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit · Transmetuesi: Mugire ibn Shuëbe

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Omer ibn Hatabi pyeti në lidhje me një grua e cila e lind foshnjën të vdekur, si pasojë e goditjes që gruaja ka marrë në bark, ka thënë: “Mos e ka dëgjuar ndokush Pejgamberin ﷺ të thotë diçka në lidhje më këtë?” - Unë, - i thashë. - Çfarë ke dëgjuar? - më pyeti. - E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Shpagimi për të duhet të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë ”, - i thashë. - Mos u largo pa më sjellë dikë që dëshmon për këtë që the, - tha Omeri.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ عَنْ أَبِيهِ، عَنِ الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: سَأَلَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ عَنْ إِمْلاَصِ الْمَرْأَةِ - وَهِيَ الَّتِي يُضْرَبُ بَطْنُهَا فَتُلْقِي جَنِينًا - فَقَالَ: أَيُّكُمْ سَمِعَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ فِيهِ شَيْئًا؟ فَقُلْتُ: أَنَا. فَقَالَ: مَا هُوَ؟ قُلْتُ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "فِيهِ غُرَّةٌ: عَبْدٌ أَوْ أَمَةٌ". فَقَالَ: لاَ تَبْرَحْ حَتَّى تَجِيئَنِي بِالْمَخْرَجِ فِيمَا قُلْتَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7317